TIRANE - Lokalet, kryesisht bar kafe dhe fast-food që pritet të shemben për shkak të rehabilitimit të sheshit ‘Nënë Tereza’ thonë se janë në dijeni të vendimit të qeverisë për shembjen e tyre, por nuk pranojnë të komentojnë.

Kamera e A1Report ka shkuar në 7 lokalet që pritet të prishen gjatë këtyre ditëve pasi deri më 10 shtator i gjithë projekti duhet të ketë përfunduar. Kryesisht në punë pasditen e së shtunës ishin punëtorët, ndërsa pronarët sipas punëtorëve gjendeshin me pushime. Ato të paktë që takuam, shprehen irritim jashtë kameras për vendimin e qeverisë. 

Këto bizneseve që kanë lulëzuar vitet e fundit në këtë zonë kanë kryesisht klientë studentët. Ndërsa A1rerport ka mësuar se do të shemben afst food kolonat, dy bar-kafe që gjenden pranë rektoratit dhe 3 bar-kafe dhe një fast-food në rrugën e gardës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)