TIRANE- Vizita e Papa Franceskut në vendin tonë u krye në masa të rrepta sigurie. Gjatë gjithë qëndresës së tij në shesh gjithçka shkoi qetësisht, përveç një incidenti të vogël. Vetëm pak minuta se të fillonte kremitimi i meshës së shenjtë Garda e Republikës ndaloi dy shtetas amerikanë në bulevard, shkak u bënë veprimet e tyre të dyshimta dhe mbajtja e çantave në shpinë.
 
Shtetasit amerikanë u zbuluan nga oficeri i Gardës Albert Karanxha. Gjatë kontrollit dy shtetasve amerikanë iu gjetën në çantë armë të ftohta.
 
Sipas policisë këta shtetas janë futur në territorin shqiptar ditët e fundit, ndërsa lidhur me rastin e ndalimit të tyre , policia ka deklaruar se nuk përbejnë rrezik.
 
Lidhur me këtë incident është vënë në dijeni edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Për të garantuar një vizitë të qetë të Papa Franceskut Policia e shtetit bashkëpunojë me SHISH, Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Garda e Republikës, si dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit drejtoj të gjitha masat për mbarëvajtjen e vizitës së Atit të Shenjtë.
 
Në sheshin “Nënë Tereza”, “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u ngritën 27 pika kontrolli, të cilat kontrolluan çdo pjesëmarrës në ceremoni. Nga pamjet duket qartë prezenca e policëve të cilët mbajtën nën kontroll gjithë aktivitetin. Po kështu edhe në tarracat më të larta të kryeqytetit u vunë re prezenca e snajperëve për të vrojtuar çdo lëvizje të dyshimtë. Pjesë e masave ishin edhe autoambulancat dhe qendrat mjekësore të vendosura përgjatë bulevardit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)