TIRANË - Vetëm 12 ditë mbetën nga ardhja e Papa Françeskut në Kryeqytet në 21 shtator, ditën e sotme ka nisur dhe vendosja e flamurit të Vatikanit përkrahë flamurit Shqiptar në shtyllat e ndriçimit.
Faza e parë kishte të bënte me vendosjen e flamujve në hyrje të Tiranës, përkatësisht nga Sheshi Shqiponja ose rrethrrotullimi i Doganës deri në rrethrrotullimin e Zogut të zi.
Flamujt janë vendosur përgjatë rrugës së Durrësit dhe rrugës Dritan Hoxha. Në ditët në vijim pritet dhe vendosja e flamujve në zona të tjera të Tiranës.
Me rastin e vizitës së Papës janë bërë dhe një sërë restaurimesh në Sheshin "Nënë Tereza", pritet të përfundojnë brenda pak ditëve.
Papa Françesku do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 09:00 të 21 shtatorit në aeroportin "Nënë Tereza" ku do të pritet nga Kryeministri i vendit Edi Rama, për të vazhduar më pas me axhendën e vizitës që do të zgjasi deri rreth orës 20:00.

(Në foto: Flamujt e vendosur nga Lapraka përgjatë rrugës "Dritan Hoxha" deri në "Zogun e Zi")

(Në foto: Flamujt e vendosur në shtyllat ndriçuse nga rrethotullimi i Doganës ose Sheshi "Shqiponja" përgjatë rrugës së Durrësit)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com