Vizita e Thaçit në Amerikë, vëllai
i Haradinaj ka një porosi për të

Vizita e Thaçit në Amerikë, vëllai<br />i Haradinaj ka një porosi për të
Vëllai i Ramush Haradinaj, njëherësh edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar në lidhje më vizitën e presidentit Thaçi në Amerikë.
 
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti i AAK-së i pohon se presidenti i Kosovës më 21 korrik 2010, kishte shkuar në Amerikë, kur Ramushi ishte ftuar për rigjykim në Hagë.

Ai i ka rikujtuar edhe një herë Thaçit, darkën e 13 Dhjetorit 2010 të Dik Marti në Restorant Puro.

Postimi i plotë i Daut Haradinaj

“Hashim Thaçi mbërriti në Amerikë edhe me 21 Korrik 2010 kur u thirrë Ramushi në rigjykim në Hagë. A mos po na thotë diçka prap? Hashim mos e harro darkën e 13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restorant Puro? Çka të duash bëj, por e vërteta është e vërtetë. Kosova është më e madhe se ti. DH”,-ky është postimi i Haradinaj. 
.
Haradinaj u arrestua në Aeroportin ndërkombëtar Bazel-Mulhouse nga policia franceze, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës