Kryeministri Edi Rama ka kritikuar qëndrimin e Vjosa Osmanit gjatë vizitës së saj 3 ditore në Tiranë. Gjatë një konference të përjavshme, Rama u shpreh se Osmani erdhi në Tiranë për të bërë propagandë në mënyrë që të fitonte vota në Kosovë.
Duke iu referuar 2 çështjeve që prekur dhe Osmani gjatë deklaratave në Shqipëri, atë të traut mes 2 vendeve dhe Minishengenit Ballkanik Rama thotë se prej disa kohësh në Kosovë, politika e brendshme është bërë politikë e jashtme.
Së fundmi Rama u shpreh se deklaratat e Presidentes në detyrë të Kosovës ishin jo dashamirëse dhe se lufta diplomatike bëhet me mjete të tjera.
"Objektivi ynë është 0 probleme me fqinjët. Kjo nuk do të thotë fshehje të problemeve por zerim. Në këtë rast nuk është se kemi probleme me Kosovën. Politika e brendshme është bërë e jashtme dhe anasjelltas. Kjo e ka rraskapitur Kosovën. E shoh me shumë shqetësim dhe e kam adresuar në mënyrë konstante. Është një problem që e shoh me shumë shqetësim e kam adresuar në mënyrë konstante në të gjitha bisedat e mia me udhëheqësit në Kosovë. Jam përpjekur edhe publikisht pa dashur të rëndoj askënd. Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj Shengenit rajonal ku një nga shtylla e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si kalaja e Rozafës në Kosovë. Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitime të firmosin vullnetin e shtetit të Kosovës në shtëpinë e Bardhë për shengenin dhe një presidente në detyrë shfaqet në Shqipëri të bëjë politikë të brendshme me këtë. Akoma më grotesk është debati për traun.
Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi për Kosovën. Kjo është të bësh politik të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Dhe vjen në Tiranë për të bërë propagandë për të fituar vota në Kosovë. Është jo dashamirëse. Nëse për Vjosën atdheu është Kosova dhe Shqipëria, atëherë ky është një tra që të gjithë atdhetarët duhet ta paguajnë. Faktet flasin qartë, ka pësuar ndryshim thelbësor falë investimeve që po bëhen në atë rrugë. Këto janë 2 pika që flasin qartësisht për një sëmundje që e ka prekur dhe po e gërryen politikën në Kosovë duke bërë një alterim të funksioneve politike të brendshme me ato të jashtme. Lufta diplomatike bëhet me mjete të tjera dhe Facebooku, Instagrami nuk zëvendësojnë pushkët. Lëndojnë dhe plagosin vetëveten. Nuk plagosin kundërshtarin. Me atë formë kurrë nuk do e kishim hapur linjën e energjisë Shqipëri - Kosovë. Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë dhe duke rrotulluar thikën e nacional-folkorizmit vulgar" - tha Rama.
Vjosa Osmani zhvilloi një vizitë 3 ditore në Tiranë nga 16-18 dhjetor ku u takua me krerët e lartë të politikës në vend. Gjithashtu ajo mbajti një fjalim dhe nga foltorja e Kuvendit gjatë një seance parlamentare që po zhvillohej më datë 17 dhjetor.
Gjatë qëndrimit të saj në kryeqytet, ajo preku 3 çështje kryesore, bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin serb në Kosovë, minishengenin ballkanik dhe traun e vendosur mes 2 vendeve.
Kryeministri Rama gjatë konferencës së zhvilluar ditën e sotme me gazetarët u shpreh se prej kohësh Kosova ka ngatërruar politikën e brendshme me atë të jashtmen. Ai thotë se historia e luftës së Kosovës nuk fillon me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.
"Nuk ka më zi se sa një vend se sa përfaqësimi ndërkombëtar në një politik të brendshme se bëhet qesharak. PS ka kaluar rreth 15 rezoluta. Historia e luftës për liri në Kosovë dhe Shqipëri nuk fillon me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin në pritje për tu ribërë kryeministër. Kjo është një politikë e brendshme si miell për politikën e jashtme. I ka kushtuar shumë Kosovës" - tha Rama.
E nxorren fytyren e shpifur politikanet e te dy kraheve te kufirit , Vjosa dhe Albini jane bere si Che Guevara dhe i kane shpallur lufte kapitalizmit amerikan e Shqiperise hahhahah ndersa ky haleja e gjate puthet buze me buze me Vucic e kendon me Dacic .Te dyja palet e kane harruar ceshtjen kombetare dhe duan te konsolidojne pushtetin e tyre vetjak ne kurriz te qytetareve te Kosoves e Shqiperise.Te pakten te mos benin ato 100 mbledhjet e kota e pompoze e me shpenzime te medha , i kishin ndihmuar ca familje fukarenjsh me ato leke .
PërgjigjuPo cfare trau flet kjo e paditur, po ne itali qe kalon cdo autostrade me tra kujt ja kane vene traun? Ke elektorat perfaqeson nje si kjo? Se na e bene sikur cfare po duket vetem nje hileqare me nivel fare te ulet.
PërgjigjuNuk e kane me serbin luften keta se us beri NATO, e kane me njeri tjetrin
PërgjigjuErdhen shpellaret e anes andej dhe takuan kryeshpellarin e ketejshem....dhe qane hallet...shpellaret kudo qe shkojne vec halle krijojne...
PërgjigjuKA PLOT GOMERE NE KOSOVE QE PERKRAHIN LOPET SE PERVEC LOP SKE CI THUA KESAJ SPIUNE BREZ PAS BREZI E UDBse. KAFSH KOSOVE...... E TURPSHME, PERCARESE KOMBIT..... NGA PROSTITUTAT VETEM KETO MUND TE PRESESH.
PërgjigjuTi je nje vulgaritet e maskarallek koke e kembe. Ja ke shpifur cdo te vogli e te madhi.
PërgjigjuTe gjithe kush? Se nuk duket se perfaqeson te gjithe dhe as mund te perfaqesoje dikush te gjithe me, per fat te mire
Për kë të madh e të vogël e ke fjalën,për ata të shpellës së viçidolit? O “ti je” o gamor,mos merr përsipër të flasësh për të tjerët! Fol vetëm për shpellaristët e tu të dashur...
Fol per vete o lum miku ste kemi zgjedh ty me fol ne emer te te gjitheve
UKU me vjen keq po je nje cik SHPELLAR apo jo se ngele tuj hanger halen e Edi Rames.
PërgjigjuUjku eshte simbol force,lirie,rezistence dhe miqesie.ska te bej aspak me shpella e shpellare. Si duket nga qe sja mbaron masen e madhe te halesRama,fton ne menyren me idjote te mundeshme te tjere. TE BEFTE MIRE HALEARAMA Lon.
Ku ke perfunduar mor fama
PërgjigjuMire mo kryeminister po thua se Vjosja po rrotullon thiken NacionalVulgare te folklorizmit,po ti çfare thike mbane ne dore dhe qe e rrotullon pa piken e meshires dhe te etikes?
Përgjigju