Vizita historike e Papa Françesku-t në Irak: Armët të heshtin! T’i jepet shans paqes!

Papa Françesku, ditën e sotme takoi klerin e lartë Shiiit si pjesë e vizitës së tij historike tre-ditore në vend , në kushte tejet të vështira për shkak të pandemisë të shkaktuar nga COVID-19.

Takimi me Ajatollahun Ali Al-Sistani, një nga klerikët më me ndikim në Islam, u zhvillua në qytetin e shenjtë të Najaf. Vizita e papës kishte për qëllim të jepte një mesazh bashkëpunimi dhe miqësie midis komuniteteve fetare dhe mbështetjen e pakicës së krishterë të Irakut që është përballur me vite lufte dhe persekutimi.

Al-Sistani pohoi se të krishterët e Irakut duhet të jetojnë në paqe dhe të gëzojnë të njëjtat të drejta si irakianët e tjerë. Papa Françesku tha se mesazhi i paqes afirmonte "shenjtërinë e jetës njerëzore dhe rëndësinë e unitetit të popullit irakian". Al-Sistani ka ndryshuar rrjedhën e historisë moderne të Irakut. Ai predikoi qetësi dhe përmbajtje pas pushtimit nga SHBA në 2003 ndërsa shumica Shiite u sulmua nga Al-Kaida dhe ekstremistët e tjerë Suni, vendi ishte zhytur në vite të dhunës sektare.

Ndërkohë që në fjalimin e tij të parë sapo arriti në Irak Papa Françesku mbajti një fjalim të fuqishëm përmes të cilit bëri thirrje për dhënien fund të dhunës vëllavrasëse dhe fetare, që janë kthyer në plagë për vendin prej dekadash.

“Uroj që zhurma e armëve të heshtë. Që përhapja e armëve të marrë fund, këtu dhe kudo. Feja, për nga natyra, duhet t’i shërbejë paqes dhe vëllazërisë. Emri i Zotit nuk mund të përdoret për të justifikuar aktet e dhunës, dëbimit, terrorizmit dhe shtypjes”, tha Papa Françesku.

Papa Françesku mbërriti në Irak të Premten për vizitën e tij të parë papnore në vend. Ai gjithashtu shënoi udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që nga fillimi i pandemisë.

Irakianët e kanë mirëpritur vizitën ndërsa vendi përpiqet të tejkalojë dekada të luftës dhe trazirave. Iraku deklaroi fitoren mbi grupin e Shtetit Islamik ISIS në 2017 por ende ka sulme sporadike duke përfshirë sulmet e fundit të raketave nga milicitë e mbështetura nga Irani kundër strukturave ushtarake dhe diplomatike të SHBA.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku