Vizita në Gjermani/ Gjonaj: I kemi bërë detyrat! Lleshaj: S'kemi përfituar asgjë duke qenë urë

Vizita në Gjermani/ Gjonaj: I kemi bërë detyrat! Lleshaj: S'kemi përfituar asgjë duke qenë urë

Në ditën e fundit të vizitës në Berlin, Ministrja e Drejtësisë Etilda dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, morën pjesë si të ftuar në konferencën “One Forensics”, Forensic and Integrity Services. Ministrja e Drejtësisë njohu pjesëmarrësit me rezultatet dhe ecurinë e reformave që Shqipëria ka ndërmarrë. Ajo u shpreh se modeli i implementuar i Reformës në Drejtësi është unik, jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe në BE, sepse sistemi do të garantojë paanshmërinë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë duke ngritur nga fillimi një sistem të ri, me mbështetjen e pakursyer në këtë rrugëtim të BE dhe SHBA, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe punën që ekspertët e tyre dhe ekspertët vendas realizuan. Ministrja Gjonaj tha se organet e reja të drejtësisë kanë filluar funksionimin, e së shpejti pritet të plotësohen vakancat në sistemin gjyqësor, e të ngrihen institucionet e reja duke veçuar rëndësinë që do të ketë Prokuroria Speciale, SPAK, që do të hetojë dhe nxjerrë para drejtësisë këdo, përfshirë edhe zyrtarët e lartë të përfshirë në afera korruptive.

Gjonaj njohu audiencën edhe me rezultatet e arritura nga Qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit. Në rolin e saj, si Ministër i Drejtësisë dhe Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, bëri me dije se janë ngritur mekanizma efektivë për luftimin e korrupsionit në vend nëpërmjet hetimeve administrative në të gjitha institucionet publike që ofrojnë shërbime për qytetarët. ‘’Është shumë e rëndësishme që të kuptohet se Qeveria shqiptare nuk ka realizuar vetëm disa detyra shtëpie të caktuara nga Komisioni Europian, por ka detyrimin e madh kundrejt qytetarëve shqiptarë t’i shërbejë interesit më të lartë të tyre për reforminin e sistemit dhe ofrimin e shërbimeve duke u dhënë atyre mundësinë gjithashtu për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane. Theksohet fakti se sipas sondazheve populli shqiptar është rankuar ndër vendet më pro futjes në Bashkimin Europian", nënvizoi ministrja.

Gjonaj deklaroi se rezultatet e punës së arritur deri tani janë shpresa e shqiptarëve për t’iu bashkuar familjes europiane, shpresa se një ditë fëmijët e tyre do të kenë mundësinë të studiojnë në Europë dhe në fund të kthehen për të kontribuar në zhvillimin e vendit. Ministri Lleshaj ofroi tek të pranishmit ndërkombëtarë një retrospektive të historisë së Shqipërisë, duke u shpjeguar se e ardhmja europiane e vendit ka qenë gjithmonë pjesë e kulturës, sjelljes dhe aspiratës së shqiptarëve, dhe se Shqipëria tashmë është shumë pranë portës europiane. “Është mirë të kesh ura, por jo aq mirë të jesh në vetvete urë. E shpesh Shqipëria ka luajtur këtë funksion pa përfituar asgjë", tha Lleshaj. Ministri i Brendshëm prezantoi sfidat e vendit në luftën kundër krimit, duke nënvizuar faktin se krimi ekonomik-financiar dhe pastrimi i parave mbeten objektivi kryesor i zhvillimit të hetimeve në Policinë e Shtetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahir Tarfyci: 07/06/2019 10:42

    Mir e ka Europa.Ka 100 e ca vjet qe tall bythen me shqipetaret.Po edhe vet shqipetaret nuk Jan per veten e tyre.Kush te mundet e tja nxij faqen.Shumica e politikaneve Jan agjentura qe shfrytezohen per interesat antishqipetare.Ne duhet te behemi te gjith nje ku jan e ku nuk jan te bashkohet i gjith kombi.Dhe te vazhdoj pastaj te tallet Europa kurve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim