Vizita në Itali, Rama pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministrja Meloni! Takim 'kokë më kokë' dhe mes dy delegacioneve (VIDEO)

ITALI- Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në kuadër të vizitës së nivelit të lartë, që po zhvillon në Itali. Edhe në këtë takim nuk ka munguar as përfaqimi miqësor mes dy homologëve.

Takimi kokë me kokë i Kryeministrit Rama dhe homologes italiane Meloni në Palazzo Chigi, u pasua nga një takim i përbashkët mes dy delegacioneve respektive.

Miqësia tradicionale Shqipëri - Itali dhe vullneti për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve, u rikonfirmua edhe në këtë takim. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në fushën ekonomike, ishte një tjetër temë e diskutuar gjerësisht në takim, ku Italia si partnere strategjike e Shqipërisë, ka një rol tejet të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përmes prezencës gjithnjë në rritje të sipërmarrjeve italiane në vendin tone.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në shumë sektorë potenciale, si energjia, infrastruktura, bujqësia, e veçanërisht turizmi, i cili këtë vit shënoi një rekord të vërtetë rritjeje, duke u kthyer në një nga fushat më atraktive për investime.

Sa i përket integrimit europian të Shqipërisë, në takim u theksua se Italia do të vijojë të mbështesë fuqishëm procesin, në të gjitha etapat e tij, ashtu si deri më tani.

Më herët sot, në kuadër të kësaj vizite u zhvillua edhe takimi i dytë i Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali. Punimet e këtij Komiteti u fokusuan në infrastrukturë, energji dhe agroindustri.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zv/kryeministrin dhe ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, Rama konfirmoi po ashtu se marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë është drejt finalizimit.

Kjo vizitë e Ramës në Itali vjen një muaj e gjysmë pasi kryeministrja italiane ishte për pushime në Vlorë në gusht. Rama ka deklaruar më herët se gjatë diskutimeve me Melonin kanë folur për projektin e ujësjellësit nga Shqipëria në Pulia, që është raportuar shpesh nga mediat italiane. Po ashtu, kreu i qeverisë Rama ka deklaruar se kanë diskutuar edhe për projektin e linjës elektrike që do lidhë Italinë me Shqipërinë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:11
FOTOLAJM/ Meloni pret Ramën! Kryeministrja italiane vishet kuqezi

Kryeministri Edi Rama vijoi vizitën zyrtare në Itali, ndërsa u prit me ceremoni shtetërore nga homologia Giorgia Meloni.

Rama dhe Meloni njihen për marrëdhënien e tyre të afërt dhe të ngrohtë, ku nuk mungoi edhe një takim miqësor.

Por ajo çfarë tërhoqi vëmendje ishte veshja e kryeministres Meloni. Ajo ka zgjedhur që ta presë Ramën veshur me ngjyrat kuqezi, të flamurit shqiptar.

Ora 18:39
Zbardhen diskutimet në dy takimet e Ramës me Melonin, fokusi te investimet

Gjatë vizitës në Itali kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dy takime me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. Njëri prej takime ka qenë "kokë më kokë", mes dy homologëve kurse tjetri u pasua nga një takim i përbashkët mes dy delegacioneve respektive. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në fushën ekonomike, ishte një nga temat e diskutuara gjerësisht në takim, ku Italia si partnere strategjike e Shqipërisë, ka një rol tejet të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përmes prezencës gjithnjë në rritje të sipërmarrjeve italiane në vendin tone. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në shumë sektorë potenciale, si energjia, infrastruktura, bujqësia, e veçanërisht turizmi, i cili këtë vit shënoi një rekord të vërtetë rritjeje, duke u kthyer në një nga fushat më atraktive për investime.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë