Shqiptarja.com ka zbardhur axhendën e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në Tiranë.
Axhenda e vizitës së Von Der Leyen:
8:45-Pritja te Pallati i Brigadave me ceremoni
Rreth orës 9:00-Takimi me Kryeministrin Ramën
Rreth orës 10:00 është parashikuar një takim me Presidentin Meta
Pas kësaj Von Der Leyen dhe Kryeministri Rama do të vizitojnë shkollën "Korab Muça" në Qerekë të Krujës, shkollë e cila është rindërtuar përmes programit ‘BE për shkollat’ pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Pas vizitës aty do të ketë edhe një konferencë për shtyp të përbashkët të Kryeministrit dhe Komisioneres Ursula Von Der Leyen.
Lajmi kryesor:
Integrimi në BE, presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen viziton nesër Tiranën! Zbardhet axhenda, takim me Ramën dhe Metën











