Gjatë dy javëve të fundit, janë realizuar 830 procedime penale, ndërsa janë zbuluar 824 autor.
Po ashtu mësohet se janë arrestuar në flagrancë nga strukturat e policisë 392 shtetas ku 6 prej tyre janë punonjës OSSHEE.
Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, për 89 shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë Arrest burg. Për 189 shtetas Gjykata ka vendosur masën Detyrim paraqitje. Për 2 shtetas Gjykata ka vendosur lirim i menjëhershëm. Për 69 shtetas Gjykata ka vendosur masën e sigurisë Arrest shtëpie. 42 shtetas janë ende të pritje për të dalë në Gjykatë.
Autor të shpallur në kërkim nga strukturat e policisë janë 271 shtetas. Autor të proceduar në gjendje të lirë nga policia 210 raste. Nga strukturat e policisë së Tiranës janë realizuar 34.223 raste të ndërprerjes së energjisë elektrike. Këto operacione do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme duke koordinuar veprimet me OSHEE dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë duke arrestuar në kushtet e flagrancës ata shtetas të cilët vjedhin energjinë elektrike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)