Operacioni i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me OSHE për identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike ka vijuar në ditën e tij të 11. Vetëm gjatë ditës së sotme janë arrestuar 8 persona dhe janë shpallur në kërkim 1 person. Ndërsa, në total, Policia e Shtetit njofton se janë arrestuar 278 persona dhe janë shpallur në kërkim 96 të tjerë.
 
Kjo e premte shënon dhe ditën e 11 të aksionit kundër abuzimit dhe vjedhjes së energjisë në të gjithë vendin. Vetëm ditën e sotme, deri në orën 19:00 të mbrëmjes, Policia njofton se në shkallë republike janë prangosur 8 persona dhe është shpallur në kërkim një person tjetër.
 
Gjithashtu, në total, po nga autoritetet është bërë me dije se në 11 ditë ky operacion ka arritur të ndërpresë 5762 lidhje të paligjshme dhe për abonentët debitorë. Ndërsa arrestimet dhe procedimet penale për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim detyre, në të gjithë vendin, kapën shifrën e 278 personave, 96 janë personat e shpallur në kërkim nga efektivat blu.
 
Mes të ndaluarve nga Policia, me akuzën për shpërdorim detyre janë dhe 17 elektriçist, 1 inxhinier dhe 6 faturist, të gjithë punonjës të OSHEE. Ndërkohë mes të arrestuarve autoritetet kanë raportuar se 240 biznesmenë, duke përbërë në këtë mënyrë dhe kategorinë më të prekur nga ky operacion.
 
Gjatë deklaratës së saj për shtyp, Policia e Shtetit, ka bërë me dije dhe  se do të vazhdojë me vendosmëri të mbështesë dhe në ditët në vijim operacionin për prerjen e lidhjeve të paligjshme, në kuadër të luftës ndaj vjedhjes së energjisë elektrike.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)