Vjedhja e pronave të Partizanit/ SPAK regjistron procedim penal për Berishën, dhëndrin e tij dhe Arben Imamin! Shorti zgjedh prokuroren

Vjedhja e pronave të Partizanit/ SPAK regjistron procedim penal për Berishën, dhëndrin e tij dhe Arben Imamin! Shorti zgjedh prokuroren

Taulant Balla dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- SPAK ka regjistruar si procedim penal kallëzimin penal për privatizimin e Kompleksit Sportiv “Partizani”. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se është hedhur shorti dhe goglat kanë zgjedhur prokuroren Enkeleda Millonai e cila do të marrë në ngarkim këtë çështje.

Të kallëzuarit janë ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë Berisha, përfshi Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone, si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, i cili kërkoi që Operacioni Forca e Ligjit (OFL-ja) të sekuestrojë pronat dhe pasurinë e Jamarbër Malltezit, dhëndrrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi e akuzon se ka grabitur ish-kompleksin “Partizani” në Tiranë. Sipas tij në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, me kontribut 35 mijë lekë.

" Në vitin 2012 kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Pas shtatë vitesh grabitësit hoqën maskat dhe vetëm me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës është tashmë pronare e 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë Eurosh. Asokohe qeveria e Sali Berishës e privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Në kohë rekord nga tetori i vitit 2008 deri në dhjetor të atij viti Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami, anëtar i qeverisë së vjehrrit të Malltezit, përfundoi të gjitha procedurat për kalimin e pronësisë së tokës dhe shitjen e hotelit gjigant dhe ndërtesave me 100 milionë lekë të vjetra. E kam denoncuar këtë akt të të rëndë korruptiv në atë kohë për disa javë rrjesht, duke publikuar të gjithë dokumentacionin. Madje mu desh të përballem me salinjtë edhe ne Gjykatë për këtë dosje korruptive.

 Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, me kontribut 35 mijë lekë. Jamarbër Malltezi i ka blerë këto aksione në 23 janar të vitit 2014, pra shumë më herët sesa regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ai nuk e ka regjistruar kontratën në QKB, për të qëndruar i fshehur si ndërtues. Kompania “Homeplan” në bashkëpunim me “Kontakt” kanë aplikuar për një leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish Kompleksit Partizani, pas Inxhinierisë së Ndërtimit. Leja zhvilliore është zbardhur nga Bashkia e Tiranës me firmën e Lulezim Bashës më 18 gusht 2013 dhe vetëm pas 6 muajsh pas nisjes së punimeve, Jamarbër Malltezi futet si aksioner i këtij pallati ndërtimi. Në këtë mënyrë nga një pronë prej 144 metrash tokë, Jamarbër Malltezi u bë pronar i më shumë se një të tretës të një kompleksi pallatesh me vlerë mbi 20 milionë euro. Kaq e thjeshtë ishte që nga një grabitje e kompleksit “Partizani”, sot berishët me dhëndurë e kompani janë super-milionerë në mënyrë të paligjshme", ka thënë më herët Balla.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 16/12/2020 23:53

    JAM dakort ,me ty ceco me bicak...

    Përgjigju
  • Ceci me bixhak: 16/12/2020 15:36

    Mire mire SPAK por keta duhen ejepur te gjalle me bixhak dhe tu hidhet kripe ne trup.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit