TIRANE- Punonjës të tjerë të Bankës së Shqipërisë, dyshohet se janë përfshirë në supervjedhjen e mbi 7 miliard lekëve nga reparti sekret i koduar me shkronjën “X” në Linzë. Vjedhja ka ndodhur përgjatë 3 viteve 2011-2014 dhe gjatë kësaj kohe nuk është kryer asnjë audit për gjendjen fizike të parave në thesar por vetëm audite borderosh. Mësohet se në 24 orët e fundit, hetimet janë shtrirë jo vetëm tek ish-specialisti Ardian Bitraj dhe përgjegjësia Mimoza Bruzia, por edhe tek Drejtori i Qëndrës së Emisionit, Dorian Çollaku. Ky i fundit sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës ka marrë detyrën në vitin 2011 dhe punësimi i tij është bërë me firmën e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
/Shqiptarja.com

VIDEO







