TIRANE - E ndërsa skandali i vjedhjes së thesarit të Bankës së Shqipërisë në vlerën e 713 milionë lekëve të reja vazhdon, Policia e Shtetit ka arrestuar edhe 5 persona të tjerë mbrëmjen e sotme, të dyshuar si bashkëpunëtorë i dy të arrestuarve të mëparshëm Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, ndërsa është shpallur në kërkim edhe 1 person tjetër.

Mësohet se në pranga të policisë kanë rënë punonjësit e BSH Dhimitër Davidi me detyrë vëzhgues-operator, pranë departamentit të sigurimit dhe mbrojtjes, Myzejene Belba me detyrë specialiste e arkës stok(tranzit) dhe Lavdim Canaj me detyrë specialist i arkës stok(tranzit), Petrit Ramohitaj, me detyrë përgjegjës i arkës në veprim, në BSH si dhe Liljana Tusha, me detyrë specialiste e arkës në veprim në BSH.

Po ashtu mbrëmjen e djeshme është arrestuar edhe edhe nipi i Ardian Bitrajt, Klevis Bejtaj, i akuzuar për “Moskallëzim krimi” pasi sipas të dhënave hetimore, rezulton se ai ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale, ndërsa nuk dihet ende identiteti i personit të shpallur në kërkim. Arrestimi i tyre, erdhi pasi Prokuroria e Tiranës kishte lëshuar gjashtë urdhër arrestepër skandalin e vjedhjes së thesarit të BSH.