TIRANE - Njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës ka vijuar ditën e djeshme me komunikimin e akuzave disa prej zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë. Akuza e “Shpërdorimit të detyrës” i është komunikuar ish-drejtorit të qëndrës së Emisionit Dorian Çollaku, dy operatorëve të kamerave dhe disa prej punonjësve të tjerë që ushtronin funksionin e tyre pranë dy arkave stok dhe asaj në veprim. Grupi hetimor gjatë kësaj kohe është në fazën e mbylljes së veprimeve proceduriale, me njoftimet e akuzës dhe dorëzimit të akteve hetimore tek avokatët.
Shumë shpejt hetuesit do mbërijnë dhe në banesën e ish-guvernatorit Adrian Fullani, ku do i komunikojnë këtij të fundit akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Fullani së bashku më 18 persona të tjerë u arrestuar fill pas skandalit të vjedhjes së 713 miliard lëkëve nga godisa e Thesarit të Bankës së Shqipërisë. Dy javë më parë prokuroria i ka komunikuar Ardian Bitrajt, të dyshuarit kryesor për vjedhjen e 713 milionë lekëve në BSH, Klevis Bejtjas dhe Mimoza Burzias, akuzën e “Vjedhjes së arkave të kursimit apo bankave”. Kjo akuzë do të thotë se ish- shefi i arkës stok në Departamentin e Emisionit rrezikon nga 10-20 vjet burg.
E njëjta akuzë është ngritur dhe për dy të pandehurit e tjerë, Mimoza Burzia, e cila dyshohet se ka ndihmuar Bitraj gjatë këtyre katër viteve ne realizimin e vjedhjeve, si dhe për Klevis Bejtja, nipi i Ardian Bitraj, i cili është kapur nga kamerat e sigurisë së BSH duke u takuar me Bitraj në dalje të degës së thesarit, pasi kishte konsumuar veprën penale.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com