Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një reagim lidhur me grabitjen e djeshme në Zall Herr deklaroi se vjedhja e ndodhur brenda familjes pasi autorët njiheshin me familjen tha se goditja e fenomeneve të tilla, kërkon reagim policor dhe shoqëror.
Ndër të tjera Lleshaj theksoi se edhe sot krimi mori përgjigje të shpejtë, duke shtuar autorët duhet të paguajnë jo vetëm detyrimin përballë ligjit, por edhe atë përballë familjes dhe shoqërisë në tërësi.
"Edhe sot krimi mori një përgjigje të shpejtë nga Policia e Tiranës, drejtuesit dhe oficerët e të cilës meritojnë përgëzime të veçanta. Me angazhim intensiv dhe profesionalizëm ata i dhanë qytetarëve një lajm lehtësues, pas tronditjes që shkaktoi grabitja e shëmtuar dhe e ulët e një nate më parë.
Goditja e fenomeneve të tilla, ku pabesisht dhe paturpësisht kryhen akte kriminale edhe brenda rretheve familjare, përveç reagimit policor, kërkon edhe reagim shoqëror.
Këta persona duhet të paguajnë jo vetëm detyrimin përballë ligjit, por edhe atë përballë familjes dhe shoqërisë në tërësi. Policia e Tiranës dha sot një mesazh të mirë angazhimi në shërbim të qytetarëve”, shkruan Lleshaj.
Komente











Nje bravo te madhe zbulushmeria me e madhe e krimit qe nga viti 1991.
PërgjigjuAta per buke goje dhe ju mburreni o xhanfar te Edvinit ata nuk vrane po ju i keni len pa buk se vrisni e vidhni
Përgjigju