Kapen organizatori dhe dy vëllezërit që grabitën familjarët në Zall-Herr, Lleshaj: E turpshme (VIDEO)

Dy ditë pas grabitjes në fshatin Qinam të Zall Herrit, policia e Tiranës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre autorët e dyshuar të ngjarjes, që janë familjarët të personit që grabitën.

Në një dalje për mediat, Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi dha detajet për operacionin e arrestimit. Ai tha se autorët janë një 29 vjeçar si organizator dhe dy vëllezër të moshës 20 dhe 26 vjeç.

Burimet bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Jani Aruçi, Ndriçim Bami dhe Durim  Bami. Sipas policisë tre autorët kanë lidhur pronarin e baneses dhe nën kërcënimin e armës i morën 40 mijë lekë.

"Pas identifikimit të autorëve të dyshuar u organizua puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre dhe pas disa orë krehjeje të zonës në fshatrat Grec dhe Tapizë u kapën dhe u arrestuan tre autrorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kamzë, u bë arrestimi i shtetasve:

Jani Aruçi 29 vjeç (organizatori i vjedhjes, i cili u kap në fshatin Grec);

Ndriçim Bami 20 vjeç dhe Durim  Bami, 26 vjeç (vëllezër), të cilët u kapën në fshatin Tapizë, Nikël", tha drejtori i Policisë së Tiranës. 

Ministri i  Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi duke u shprehur se "Goditja e fenomeneve të tilla, ku pabesisht dhe paturpësisht kryhen akte kriminale edhe brenda rretheve familjare, përveç reagimit policor, kërkon edhe reagim shoqëror".

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, si dhe njërën prej armëve, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA e hedhur në lumin Tapizë dhe aktualisht grupi i zhytësve po punon për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.

Autorët lidhën pronarin e banesës

"Në fashtin Qinam të Njësisë Administrative Zall-Herr, më datë 30.04.2020, rreth orës 23:30, persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, janë futur në banesën e shtetasit B. Z. dhe nën kërcënimin e armëve, pasi i kanë lidhur pronarët e banesës, kanë vjedhur një sasi prej 40 mijë lekësh të reja dhe më pas janë larguar."

VIDEO/ Deklarata e policise

Armet e sekuestruara

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 03/05/2020 14:33

    Dërrmojini bajgat!

    Përgjigju
  • F-35: 02/05/2020 22:45

    Shume mire policia! Urime e suksese Rebani se bashku me vartesit!

    Përgjigju
  • Eri: 02/05/2020 18:15

    Respect per kte polici bravo cuna

    Përgjigju
  • Populli: 02/05/2020 15:18

    RESPEKTE. POLICIA NOTA 10.

    Përgjigju
  • Policia qe duam: 02/05/2020 13:06

    Po nuk u vendos ligji me varje edhe per vjedhesit sepse edhe vjedhja konsiderohet si krim sepse po hasi rezistence edhe vjedhesi te vret sic vret edhe nje kriminel ordiner.

    Përgjigju
  • < >: 02/05/2020 12:55

    Emer fshati ma te shpifun nuk kam nigju nejhere (QINAM),bashkia duhet ti ndryshoje keta emna me nej ndryshim te vogel.

    Përgjigju
  • Erik: 02/05/2020 11:56

    Edhe njehere ju lumte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)