Vjedhja, protestë para Bankës së
Shqipërisë: Të dorëhiqet Fullani

TIRANË - Dhjetëra qytetarë u mblodhën para institucionit të Bankës së Shqipërisë për të kërkuar dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit dhe pas publikimit në media të fotove që bëheshin dëshmi e luksit të familjes Fullani.
 
Të organizuar nga rrjeti social Facebook, qytetarë të thjeshtë dhe aktivistë të shoqërisë civile, ndërsa e cilësuan Fullanin “hajdut të zhytur në korrupsion”, deklaruan se do të protestojnë cdo ditë para Bankës së Shqiëprisë derisa Parlamenti të mblidhet dhe të shkarkojë guvernatorin.

protesta fullani

protesta fullani

Ajo që ra në sy në këtë protest është fakti se një pjesë e qytetarëve ishin të njëjtët që u angahzuan edhe në protestat kundër asgjesimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.
 
Ata u shprehën për mediat se protesta, ashtu si edhe ajo e nëntorit para Kryeminsitrisë, është qytetare dhe nuk ka asnjë ngjyrim politik.

“Eshtë vjedhur pasuria e shqiptarëve nën hundë. Protestë plotësisht qytetare si ajo e armëve këimike. Partirtë kanë heshtur, ne kërkojmë dorëheqjen e guvernatorit. Do vazhdojmë këtu përditë duke u mbledhur gjithëmonë e më tepër, derisa parlamenti të mblidhet dhe ta shkarkojë, Zirkon Disha, pjesmarrësh edhe në protestën kundër armëve kimike.
 
protesta fullani
“Shoqëria civile nuk është me pushime sikundër është klasa politike e këtij vendi, jemi duke u bërë thirrje qytetarëve të na mbështesin në këtë protestë që synon të detyrojë guvernatorin Fullani të dorëhiqet. Ai është i zhytur toalisht në korrupsion. Prandaj akti më i lartë që ky mund të bëjë është të japë dorëheqjen dhe t’i dorëzohet drejtësisë. As ai dhe as familje e tij s’mund të bëjë jetë luksoze se ai është nëpunës dhe s’mundet kurrsesi t’i shpjegojë shpenzimet e tij”, u shpreh një tjetër qytetarë që protestoi para Bankës së Shqipërisë.
 
Me pankarta në duar që ndër të tjera shfaqnin fotot e luksit të djalit të guvernatorit, ku duket Eriku 20-vjecar që nuk ka punuar asnjë ditë, duke fshirë djersët me 500 euro, mes makinave lukzose dhe koleksionit të orave të shtrenjta, protestuesit thërrisnin në kor “hajdut, horr, largohu, turp”.
 
“Ne s’kemi një copë letër të fshijëm djersët tona, ai i fshin me 500 eurosha”, u shpreh një tjetër protestues.

fullani proteste

protesta fullani


Arsyet e zhvillimit të protestës është përgjegjësia e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe luksi i shfrenuar i jetës së Guvernatorit Ardian Fullani dhe familjes së tij ka nxitur këtë reagim në rrjetin social.

Organizatorët e kësaj proteste përveçse Dorëheqjes së Ardian Fullanit kërkojnë që drejtësi të hetojë pasurinë e tij dhe punën që ka bërë gjatë viteve që ka qenë në krye të Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu kërkohet që të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme parlamentare duke ngritur edhe një Komision Hetimor ndaj skandalit në BSH.

fullani ik

Tashmë të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij dhe duke nisur që nga e hëna, do të ketë protesta para Bankës së Shqipërisë për largimin e Ardian Fullanit.

Në rrjetet sociale janë krijuar faqe të ndryshme për largimin e Fullanit, ku dy prej tyre janë  emërtuar “1 Milion Shqiptare PRO shkarkimit te Ardian Fullanit” dhe “Adrian Fullani dorëhiqu nga Banka e Shqipërisë”.
 
fullani ik

Apeli për të marrë pjesë në protestën e së hënës bëhet edhe përmes profileve personale të disa personave. 

fullani ik




















Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen