Katër persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, për vjedhje me dhunë, falsifikim kartëmonedhash, ndërsa një tjetër është në kërkim për dhunë në familje.
Në pranga u vu një 35-vjeçar, i cili më 14 dhjetor 2025, ka dhunuar një shitës në një subjekt për t'i vjedhur para. Një bashkëpunëtor i tij u arrestua pas krimit, ndërsa një tjetër është në kërkim.
Ndërkaq, një 20-vjeçar u arrestua pasi në bashkëpunim me ta, falsifikonte kartëmonedha. Edhe një 41-vjeçar gjeorgjian ra në prangat e policisë, pasi ka vjedhur një shumë parash, në një tabakino.
Gjithashtu, një 33-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dhunoi vëllanë e tij.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Lista”.
Të kërkuar për vjedhje me dhunë, vjedhje, falsifikim kartëmonedhash dhe dhunë në famlije, ndalohen 5 shtetas, ndër ta, një shtetas gjeorgjian.
Si rezultat i kontrolleve sistematike, të mbeshtetura te puna operative, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për veprimtari kriminale të ndryshme, struktura në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Lista”. Në kuadër të këtij operacioni:
-shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 6 dhe Nr. 3, në vijim të operacionit “Reaction”, kapën shtetasin G. L., 35 vjeç (me precedent të theksuar në fushën e vjedhjes).
Ai dyshohet se më datë 14.12.2025, në bashkëpunim me shtetasit M. A. (arrestuar menjeherë pas krimit) dhe E. H. (në kërkim), ka dhunuar shitësin në një subjekt, për t’i vjedhur një shumë parash.
Nga hetimet ka rezultuar se i ndaluari, më datë 26.12.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt tjetër.
Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer;
-specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të operacionit “Wrong Delivery”, ndaluan shtetasin A. P., 20 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 4 shtetasit e arrestuarit gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është përfshirë në veprimtarinë kriminale të falsifikimit të kartëmonedhave;
-shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, kapën shtetasin në kërkim Sh. C., 49 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën shtetasin gjeorgjian, T. P., 41 vjeç pasi më datë 13.01.2026, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një tabakino;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin e shpallur në kërkim, për veprën penale “Dhuna në familje”, M. L., 33 vjeç, pasi akuzohet se ka dhunuar vëllanë e tij.
Kontrollet vijojnë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente









