Shqipëria është shteti me më pak vjedhje në Evropë përgjatë viteve, e një diferencë shumë të madhe nga vendet e tjera. Në statistikat e bëra për 100 mijë banorë nga EUROSTAT, të përditësuara për herë të fundit në vitin 2019, të cilat e shfaqin vendin me vetëm tre vjedhje për 100 mijë banorë gjatë atij vitit.
Këto shifra e vendosin Shqipërinë shumë më lart vendeve më të zhvilluara edhe brenda Bashkimit Evropian, ku rekordin e mbajnë Belgjika dhe Spanja me 140 vjedhje për 100 mijë banorë. Ndërkohë që të vetmiit vende që i afrohen janë Liktenshtejni me 5 vjedhje për 100 mijë banorë dhe Hungaria me Qipron me nga 6 vjedhje për 10 mijë banorë.
Bëhet fjalë për vjedhje, të cilat ndodhin nëpërmjet forcës, kanosjes, kërcënimeve apo edhe atyre të shtëpive. Ndërsa Brukseli dhe Madridi janë ndër zonat më të kuqe në Evropë, Shqipëria renditet në zonën e verdhë – rrezikshmëria më e ulët. Britania e Madhe ka po ashtu të dhëna tepër jo të favorshme. Aty regjistrohen 132 vjedhje për 100 mijë banorë. Portugalia ndjek me 106, Suedia me 88 dhe Holanda me 50.
Për vende si Gjermania, Italia apo Franca, mesatarja shkon në 42-43 vjedhje. Ndërsa, rajoni i Ballkanit në tërësi, nxjerr shifra më të moderuara.
Përtej Greqisë të përkufizuar si zonë portokalli me 40 vjedhje për 100 mijë banorë, pjesa tjetër është zonë e verdhë. Kosova shkon në 11, Mali i Zi në 15, Serbia 17 e Maqedonia e Veriut në 20.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.6%
-
Jo
28.9%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 1922
Lajme të tjera
-
Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, vjedh makinën sapo del nga burgu! Liria i zgjat vetëm për 24 orë
25 Prill, 18:20
-
Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari
25 Prill, 16:53
-
BE: Rezultati i votimit në veri të Kosovës nuk kontribuon në uljen e tensioneve
22 Prill, 15:57
-
I shpallur në kërkim për grabitjen e kryer në 2016, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan
21 Prill, 15:14
-
Lezhë, autor i katër vjedhjeve në banesa, arrestohet 47-vjeçari (EMRI)
20 Prill, 12:45
-
Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri
18 Prill, 12:03
-
Librazhd, vodhën para në një biznes, kapen dy të rinj, shpallet në kërkim një tjetër
13 Prill, 10:53
-
Durrës, tentoi të vidhte një pikë këmbimi valutor, vihet në pranga 30-vjeçari, sekuestrohet pistoleta lodër
13 Prill, 10:34
-
Elbasan, zbardhen dy vjedhje kioskash, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër (EMRAT)
6 Prill, 13:14
-
I vodhën kartat bankare dhe para një personi, dy në pranga në Vlorë
4 Prill, 14:45
-
Megaoperacion në Greqi, 69 shqiptarë të arrestuar dhe të shpallur në kërkim! Nën akuzë për 480 vjedhje, sekuestrohen mbi 73 mijë euro (EMRAT)
4 Prill, 13:28
-
Tiranë, theu masën e arrestit në shtëpi dhe vodhi dy celularë në Unazën e Re dhe Rrugën e Kavajës, arrestohet 41-vjeçari
2 Prill, 13:05
Keto statistika qe e nxjerrin Shqiperine me numerin me te ulet te vjedhjeve(sido e cfaredo te klasifikohen)me kujton rastin kur ne kohen e Xhaxhit morem cmim te pare si me te ushqyerit nga FAO,ne mos gabohem,a per cfare ishte se nuk me kujtohet mire,kur ne fakt kishte mungesa dhe rradha per ushqime,duke filluar qe me qumeshtin.
PërgjigjuHahaha Po shqipot lane nam duke vjedh ne gjith europen normal qe ne shpi nuk vjedhin.
PërgjigjuEshte shume e vertete! Nuk behet fjale per vjedhjet parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal te RSH, por per grabitjet qe parashikohen nga nenet 139-140-141 te Kodit Penal, sepse vjedhjet ne english jane "theft" ndersa grabitjet "robbery".
Përgjigjucdo vjedhim ne Shqiperi ne, ne shqiperi dhe miu qe futet per te ngren ne shtepi vdes per te ngrenë...
PërgjigjuNormal,se hajdutat vjedhin ne europe. Ca ka per tu mburr ketu. Ishalla kthehen ju vjedhin pasurite, juve qe na vidhni perdite nga taksat tona, e na beni lajme
Përgjigju