DURRËS-Një ditë pasi tentoi të vriste vjehrrën duke i hedhur helm në kos, zbardhet dëshmia e nuses para grupit hetimor në qytetin bregdetar.
Elda Tanushi 19 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak ka deklaruar para grupit hetimor se vjehrra e keqtrajtonte, prandaj ajo vendosi që të hakmerrej.
Sipas saj vjehrra kishte ushtruar dhunë të vazhdueshme verbale dhe fizike.
“Prej disa muajsh jam martuar, por burri punon në Greqi emigrant. Vjehrra më keqtrajtonte, prandaj vendosa që t’i hedh helm në kos. Vjehrra grindej vend e pavend.
Për cdo gjë që nuk shkonte mirë në familje vjehrra më fajësonte mua. Arriti deri aty sa të ankohej në telefon te djali në Greqi si dhe te vjehërri për mua.
Vjehrra ankohej se nuk bëja punët e shtëpisë. Më mërziti aq shumë saqë vendosa ta helmoj” tha ndër të tjera ajo në polici.
Ndërsa vjehrra në dëshminë e saj ka deklaruar se konfliktet me nusen i kishte, pasi ajo fliste gjithë ditën në telefon dhe nuk punonte.
“Kisha mosmarrëveshje me nusen. Shkak ishte se ajo nuk bënte punët e shtëpisë. Rrinte gjithë ditën me telefon në dorë.
Sherret u shtuan derisa ajo shkoi në ekstrem duke hedhur insekticid në gotën e kosit.
Pas ndjeva dhimbje barku u drejtova për në spital, ndërsa mjekët zbuluan helmimin” deklaroi ajo.
Pas mjekimeve, vjehrra është kthyer në banesë në gjendje të mirë shëndetësore, ndersa nusja ndodhet ne burg.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com