Një ditë para protestës që ka thirrur Sali Berisha për rritjen e çmimeve, e fejuara e djalit të tij, Armina Mevlani e pranon që çmimet janë rritur në të gjithë botën.

Moderatorja Armina Mevlani, në studion e “Goca dhe Gra” teksa po diskutohej për shtrenjtimin e pushimeve këtë verë, tha se edhe ajo e ka ndjerë krizën.

Armina tha se tek vendet që ka shkuar në vitet e tjera me pushime, këtë vit nuk mund t’i frekuentojë, pasi çmimet janë tre-fishuar.

“Ja unë përshembull te vendet që kam shkuar gjithmonë, nuk shkoj dot, janë shtrenjtuar me tre-fish çmimet”, tha Armina në “Goca dhe Gra”.