Vjen “Pink Report” në “Rreze Dielli”

Vjen “Pink Report” në “Rreze Dielli”
Një tjetër rubrikë i është shtuar emisionit të përditshëm “Rreze Dielli” në A1 Report. Pink Report,është rubrika më e re e cila, sjell çdo të mërkurë lajmet më të fundit nga bota e showbizit shqiptar dhe të huaj. Gjithashtu në këtë rubrikë do të ftohen personazhe të ndryshëm nga spektakli dhe televizioni.

Në emisionin e sotëm e ftuar e gazetares Suada Daci ishte Miss Shqipëria 2012, Kleoniki Delijorgji. Gjatë një bisede të ngrohtë në studio 15-vjeçarja rrëfeu emocionet e spektaklit, por edhe planet e saj për të ardhmen. Gjithashtu Kleoniki u shpreh për preferencat e saj në muzikën shqiptare ku veçoi këngëtarin Ermal Fejzullahu, kantautorin Florjan Mumajesi këngëtaren Elvana Gjata etj.

Së shpejti ajo do të marrë pjesë në Miss Globe, një kompeticion ky me shumë peshë por që Kleoniki shpreson t’a kalojë sa më mirë.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur