Vjen në jetë Zaho Rama, djali
i çiftit kryeministror Linda e Edi 

Vjen në jetë Zaho Rama, djali<br />i çiftit kryeministror Linda e Edi 
TIRANE - Fëmija kryeministror erdhi në jetë. Rreth 4 vjet nga martesa e tyre, çifti kryeministror Edi dhe Linda Rama sollën në jetë djalin e tyre, Zahon. Ky gëzim në familjen Rama është përcjellë për publikun nga vetë kreu i qeverisë, i cili nuk ka ngurruar të postojë në rrjetin social Twitter foton e dorës së bebes së porsalindur Zahon, pjestarit më të ri të familjes kryeministrore. 
 
“Linda solli në jetë Zahon”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa krahas postimit ka dhënë edhe foton e parë të dorës së bebes së porsalindur.

E kontaktuar me telefon nga televizioni A1 Report, drejtoresha e maternitetit "Koço Gliozheni" në Tiranë Rubena Moisiu, ka konfirmuar se fëmija është djalë dhe ai peshon rreth 3.5 kg dhe është në shëndet të plotë, ndërsa mësohet se lindja e është bërë në një klinikë të specializuar jashtë vendit. Edhe gjendja shëndetësore e zonjës Linda Rama mësohet të jetë e mirë dhe nuk janë raportuar probleme gjatë lindjes. 

Sipas Moisiut, lindja e e djalit kryeministror ishte parashikuar që ditën e djeshme, ndërsa bebja erdhi në jetë sot me operacion rreth orës 10.

Si për Edin ashtu dhe për Lindën Zahon i rikthen në atësi dhe mëmësi. Linda është mamaja e Reas, tashmë e rritur, studente në Universitet, vajza e lindur nga martesa e parë. Ashtu si dhe Edi Rama, babai i Gregut, student në Universitet dhe ai, lindur nga martesa e parë e kryeministrit të vendit. Linda dhe Edi Rama kurorëzuan dashurinë e tyre më 19 tetor 2010 në një ceremoni civile në një lokal në periferi të Tiranës.

Stafi i gazetës "Shqiptarja.com" i bashkohet urimit për lajmin e gëzueshëm të çiftit kryeministror duke i uruar atij: Jetë të gjatë e të lumtur!

 
FOTOLAJM/ Edi “njihet” me Zahon mban në krah beben e porsalindur
Çastin emocionues me njohjen e djalit të tij të dytë, Zaho, të ardhur në jetë mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama e ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook dhe Twitter. Në këtë foto shfaqet silueta e Ramës ndërkohë që është duke mbajtur Zahon e porsalindur në krahë.
 
rama me bebin
(Në foto: Kryeministri Rama me djalin e sapolindur Zaho Rama)

linda rama dhe femija
(Në foto: Cifti Rama dhe foto e pare e dores se bebes e postuar nga kryeministri ne Twitter)


edi rama

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)