Marash Kumbulla është zyrtarisht futbollist i Espanjolit në La Liga. Klubi katalanas ka publikuar në video në rrjetet sociale ku tregon se mbrojtësi shqiptar është përforcimi i fundit në merkato. 24-vjeçari është transferuar në Katalonjë me formulën e huazimit, ndërsa edhe Roma e De Rosit ka konfirmuar largimin e mbrojtësit.
Vetë Kumbulla ka falenderuar klubin italian dhe i ka uruar suksese për sezonin e ri. Ky është huazimi i dytë i dytë për shqiptarin, pasi në janar kaloi te Sassuolo, si mundësi për të marrë më shumë minuta pas dëmtimit të rëndë.