VJENË, 14 korrik /ATSH-DPA/ - Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry ka dalë në mbrojtje të iranianëve duke pranuar se sanksionet ekonomike që tani do të hiqeshin kishin prekur thellësisht iranianët.
"Grindja jonë nuk ka qenë kurrë me popullin e Iranit', u shpreh ai.
Në të njëjtën kohë, ai paralajmëron ndaj shpresave se marrëveshja bërthamore në Vjenë do të çojë në një afrim të shpejtë politik mes Iranit dhe Perëndimit.
"Besimi asnjëherë nuk është ndërtuar brenda natës, duhet të ndërtohet me kalimin e kohës", shtoi ai./ /n.r/ a.jor.