VJENË, 17 janar /ATSH-ANA-MPA/ - Dalja e Greqisë nga zona euro do të ishte një lëvizje jashtëzakonisht e rrezikshme për vetë vendin dhe do të përbënte një rrezik të madh për pjesën tjetër të Europës, deklaroi anëtari i bordit drejtues të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Ewald Nowotny.
"Do të ishte një lëvizje veçanërisht e rrezikshme për grekët dhe do të ishte një lëvizje e rrezikshme për tërësinë e Evuropës sepse e dimë që nuk është vetëm çështje e daljes nga eurozona, por është fjala për largimin nga Bashkimi Europian dhe nuk besoj se duhen dërguar mesazhe të tilla", deklaroi Nowotny për televizionin publik austriak (ORF) lidhur me një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona.
Nowotny, guvernator i Bankës Qendrore të Austrisë, deklaroi të hënën se një dalje greke, një "Grexit" nga zona e euros, do të ishte katastrofë për Greqinë dhe një problem kolosal për vendet e tjera të zonës euro./ a.jor.






