VJENË, 14 korrik /ATSH-DPA/ - Marrëveshja bërthamore me Iranin është një sinjal pozitiv për Lindjen e Mesme ndoshta duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet diplomatike mes kombeve të saj", u shpreh ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier.
"Ndoshta kjo marrëveshje mund të përfaqësojë një shenjë shprese ndaj forcave të kaosit në Lindjen e Mesme", theksoi ai.
"Fitorja e diplomacisë dhe dialogut mund të shërbejë si shembull për palët e tjera të përfshira në konfliktin e rajonit. Jam i sigurt se ne mund të bindim edhe Izraelin për marrëveshjen", shtoi ai./ /n.r/ a.jor.



