Vjeshta e artë e Tiranës meriton të shijohet
Ullinj rreth Petreles ne vjeshte
Vjeshta vjen përherë me një bukuri të pamatë në Tiranë, ose më mirë, në fshatrat përreth e në malin e Dajtit. Maretë kanë nisur të skuqin frutat e tyre në kodrat e buta, ndërkohë gjethet zverdhen. Ullinjtë shekullorë mbeten jeshilë, me trungjet e tyre si trupa e lëkurë dinosaurësh që dikur jetuan me siguri edhe në këto anë. Hurmat, gjithashtu, janë në garë me maretë: fruta portokalli’ e gjethe të përskuqura që zbukurojnë shtëpi të vjetra fshatare që kanë sharmin sa të 100 vilave të reja të mbledhura bashkë. Një vilë e re do edhe 100 vjet të tjera të lëmohet me vuajtjet shpirtërore, gëzimet, hidhërimet njerëzore brenda saj, ndërsa një shtëpi e vjetër, me catinë rënkuese, muret e lëmuara nga fërkimet e ndjenjave njerëzore është gati të mos prekë e cënojë fatin e atyre që e bujnë.
Po Tirana sot pak e ka mendjen te vjeshta e saj. Do të ishte e mrekullueshme: njerëzit të kishin sa më shumë kohë të ecnin mes fiereve që në këto ditë kanë ngjyrat e një tapeti të bukur persian: Nga Petrela në Zall Herr, nga Baldushku në Pëllumbas të gjithë të gjenin kohën e duhur për një zhytje në vjeshtën tiranase. Eshtë një luks, ilaci më i mirë për t’u përgatitur për një dimër sado i lagësht apo i ftohtë.
Tirana do ta meritonte të kishte sa më shumë mundësinë të shijonte vjeshtën e saj të bukur. Pas 30 vitesh bërtitje, gënjeshtra e kërcënime, do të duhej që qytetarët e saj dhe të ardhurit të ishin më të qetë. Të linin të shurdhër dhe të pafjalë ata që e torturuan dhe e torturojnë me pamjaftushmërinë shpirtërore të tyre, e t’iu ngjiten kodrave, t’i shpëtojnë sa të munden e të shijojnë vjeshtën që shpaloset kaq bukur te ne.
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.1%
-
Jo
19.2%
-
Ndoshta
10.7%
Vota total: 515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Niveli i futbollit shqiptar lë për të dëshiruar, Vllaznia dhe Tirana i thonë lamtumirë Evropës! Shtatë klube në garë
19 Korrik, 08:49
-
Media amerikane “CN Traveler”: Zbuloni Shqipërinë, perlën e fshehur të Evropës
19 Korrik, 08:14
-
Tirana s’ia del, Torpedo e mposht 0-1 në Elbasan dhe e eliminon nga Conference League
18 Korrik, 22:11
-
Tirana/ Kalimi i turit i hapur, Bledi Shkëmbi: Kemi shanset tona, i befasuar me tifozët
17 Korrik, 12:33
-
Conference League/ Incident për Tiranën para ndeshjes me Torpedon, mbrojtësi dardan nuk lejohet të udhëtojë me skuadrën
9 Korrik, 18:36
-
Forumi për Ballkanin, ish-presidenti i Kroacisë nga Tirana: Zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë, Europa të jetë e bashkuar
2 Korrik, 18:44
-
‘Bashkia sulmohet sepse opozita nuk di të bëjë asnjë punë për qytetarët’, Veliaj inspekton godinat e reja te “5 Maji”: Në shtator gati lagjja e re
17 Qershor, 12:56
-
KF Tirana vendos piketat për sezonin e ri, trajneri Shkëmbi: Nëse nuk përmbush objektivat, iki! Drejtori Ibraimi: Jo më lojtarë për numër
7 Qershor, 15:34
-
Zyrtare/ Bledi Shkëmbi trajneri i ri i KF Tiranës
5 Qershor, 22:31
-
Tjetër 'firo' te Tirana, ylli i mesfushës akord me Vllazninë
1 Qershor, 19:46
-
Zyrtare/ Ka luajtur në Champions League, Tirana emëron drejtor sportiv Agim Ibraimin
31 Maj, 21:44
-
Zyrtare/ KF Tirana emëron Drejtorin e ri Teknik të Akademisë
30 Maj, 21:33