Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen me kabinetin e ministrave të Ukrainës për transportin ndërkombëtar rrugor.
VKM:
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KABINETIT TË MINISTRAVE TË UKRAINËS, PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 11, pika 2, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për transportin ndërkombëtar rrugor, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.270, datë 9.5.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për transportin ndërkombëtar rrugor”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Komente








