1762360824_kryeministria.jpeg

Prefekti i Gjirokastrës, Odise Kote është liruar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kote do të zëvendësohet nga Albana Hasanaj.

Ndërkohë lëvizje janë bërë dhe në prefekturën e qarkut të Shkodrës. Nga detyra është liruar Majlinda Angoni, e cila do të zëvendësohet nga Holta Duda.

Vendimet e Këshillit të Ministrave:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT  TË QARKUT TË GJIROKASTRËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të  ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË SHKODRËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA


Lajmi kryesor:

VKM/ Lëvizje në ministrinë e Arsimit dhe Ekonomisë, lirohen nga detyra dy zv.ministre! Ndryshime dhe në prefekturën e Shkodrës dhe të Gjirokastrës, emrat zëvendësues