TIRANE- Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, u shpreh dje se pasuritë e gjyqtarëve shqiptarë janë të pashpjegueshme në raport me rrogat e tyre, ku paga maksimale e një gjyqtari nuk është më shumë se 1500 euro në muaj. Gjatë tryezës mbi konsultimet për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi ku morën pjesë përfaqësues të EURALIUS dhe OPDAT, ambasadori francez, Bernard Fitoussi, ekspertë të drejtësisë si dhe anëtarë të komisionit të posaçëm parlamentar, ambasadorja e BE u ndal gjerësisht tek pasuria e gjyqtarëve, e cila sipas saj nuk justifikohet me të ardhurat mesatare mujore për një vend të vogël dhe të varfër si Shqipëria.
“Ka disa gjyqtarë në vend pronat e të cilëve kanë vlerë miliona euro dhe që janë të pashpjegueshme. Është pak e pashpjegueshme kur në një vend të vogël e të varfër, dhe ku paga më e madhe e një gjyqtari është 1500 euro, disa kanë akumuluar miliona euro”, u shpreh Vlahutin. Sipas saj, sistemi aktual i drejtësisë në Shqipëri nuk mbron qytetarët nga korrupsioni, por mbron personat e korruptuar nga përballja me ligjin. “Si është e mundur që 150 referime kriminale për pasuri të pashpjegueshme gjatë vitit të fundit kanë përfunduar në 4- 5 ndjekje penale?! A është ky një sistem që mendohet se do t’i mbrojë qytetarët nga korrupsioni apo është sistem për të mbrojtur personat e korruptuar nga përballja me ligjin?! Duhet të ketë qartësi”, tha ajo. Duke insistuar te pasuria e gjyqtarëve, Vlahutin tha se duhet ngritur një mekanizëm kontrolli, se nga se ka ardhur kjo pasuri, duke dhënë edhe aludimet përkatëse si alternativa të pasurimit të gjyqtarëve.
“Ndoshta shumë prej tyre janë martuar me partnerë shumë të pasur apo për shkak të faktit që vijnë nga familje të pasura. Nëse unë do të isha një prej atyre gjyqtarëve që mendojnë se milionat e tyre vijnë prej partnerëve me të cilët janë martuar dhe që ato janë shumë të pasur, unë vetë do të isha mbështetësi kryesor i kësaj reforme. Do të doja që pasuria ime të kontrollohej deri në detaj dhe të tregoja se jam i pastër”, tha Vlahutin. Ambasadorja e BE theksoi gjithashtu se reforma në drejtësi duhet të qartësojë se kush janë ata gjyqtarë e prokurorë që meritojnë respektin dhe mbështetjen sepse punojnë me dinjitet dhe kush janë ata që mendojnë se janë mbi të gjitha ligjet morale dhe ligjore. Vlahutin theksoi edhe njëherë se nëse Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e plotë e BE-së ndonjë ditë, reforma në drejtësi nuk është e negociueshme.
EURALIUS
Korrupsioni në sistemin gjyqësor ishte një shqetësim edhe i kreut të Misionit të EURALIUS në Shqipëri, Rainer Deville, i cili ka asistuar hartimin e ndryshimeve Kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë. Gjatë tryezës së djeshme ai u shpreh se 400 gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar duhet të përjashtohen nga sistemi. “Teorikisht kemi dy nivele të ndryshme, me supozimin se kemi një sistem gjyqësor të korruptuar, 400 gjyqtarë dhe 400 prokurorë dhe se ka një shkallë korrupsioni shumë të madhe. Zgjidhja e parë do të ishte të pushojmë të gjitha këta dhe të vendosim të rinj në të gjithë sistemin”, u shpreh Deville. Sipas tij, Shqipëria renditet e para në Europë sa i takon korrupsionit ndërsa zgjidhje për frenimin e këtij fenomeni tha se është nxjerrja e të korruptuarve jashtë sistemit. Gjithashtu, kreu i EURALIUS propozoi rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët me jo më pak se 2 milionë lekë në muaj.
Romana Vlahutin
“Ka disa gjyqtarë në vend pronat e të cilëve kanë vlerë miliona euro dhe që janë të pashpjegueshme. Është pak e pashpjegueshme kur paga më e madhe e një gjyqtari është 1500 euro
Rainer Deville
“Me supozimin se kemi një sistem gjyqësor të korruptuar, 400 gjyqtarë 400 prokurorë dhe se ka një shkallë korrupsioni shumë të madhe. Zgjidhja e parë, përjashtimi i tyre nga sistemi
Bernard Fitoussi: Të korruptuarit përpara drejtësisë
Ambasadori francez në vendin tonë, Bernard Fitoussi deklaroi se qeveria shqiptare duhet të marrë masa për luftën ndaj korrupsionit. Ambasadori Fitoussi teksa u ndal tek ndryshime kushtetuese theksoi se emërimet në drejtësi duhet të jenë transparente. “Lufta ndaj korrupsionit ka shumë rëndësi. Puna mund të bëhet në afatshkurtër, qeveria të marrë masa. Emërimet në drejtësi duhet të jenë transparente. Të bëhet dallimi cilët janë
gjyqtarët e korruptuar”, tha ambasadori Fitoussi. Sipas tij, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të vihen para drejtësisë. “Ne duhet të bëjmë dallimin shumë shpejt se ku dhe në qoftë se ka gjyqtarë apo prokurorë të korruptuar dhe këta persona duhet që menjëherë ti nënshtrohen procesit gjyqësor”.
Gjyqtarët zotërojnë miliona euro në llogari bankare dhe prona
Pasuritë e gjyqtarëve shqiptarë arrijnë në shuma marramendëse, por një pjesë e mirë e tyre nuk deklarohen. Në vija të përgjithshme, pjesa e gjyqtarëve mund të konsiderohen edhe si shtresa më e kamur e vendit, por edhe pse flitet kaq shumë, ende institucionet e kontrollonit të pasurive, nuk kanë një shifër të saktë se cila është pasuria reale e gjyqtarëve. Në kushtet e një sistemi drejtësie të korruptuar dhe ku vendimmarrja e trupës gjyqësore nuk është udhëhequr nga Kushtetuta dhe ligji i vendit, por nga zarfet me para nën dorë, bën që pasuritë e gjyqtarëve të jenë në nivele të pakrahasueshme në raport me pagën e tyre mujore.
Pak kohë më parë, misioni i EURALIUS në Shqipëri kërkoi hetim të pasurive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe të familjarëve të tyre. Idenë e hetimit të pasurisë të familjarëve e ka hedhur në komisionin e ligjeve edhe deputeti socialist Pandeli Majko kur tha mjafton të shohësh udhëtimet e tyre jashtë vendit apo lëvizje të tjera. Në draftin e reformës në sistemin e drejtësisë parashikohet edhe ngritja e një mekanizmi kontrolli për hetimin e pasurive të gjyqtarëve. Njëkohësisht, parashikohet që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë.
Rasti Gjin Gjoni
Pak më shumë se një vit më parë Prokuroria kërkoi pezullimin e ushtrimit të detyrës për tre gjyqtarë, mes tyre dhe gjyqtarin Gjin Gjoni anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për falsifikim kontratash dhe deklarime të rreme për burime financimi jo të ligjshme në shumën mbi 2 milionë euro. Por, pas disa seancave, çështja e Gjin Gjonit u mbyll me vendim gjykate që nuk ka lejuar zgjatjen e hetimeve për akuzat e falsifikimit dhe refuzim për deklarim të pasurisë. Prokuroria është shprehur se priste përgjigje nga Gjermania për disa kërkime që ishin kërkuar të bëheshin aty, por gjykatat kanë ndërprerë afatin e hetimit. Duke qenë se përgjigjet nga Gjermania nuk kanë ardhur ende, Prokuroria ka vendosur pushimin e dosjes, për ta rihapur në të ardhmen nëse gjenden prova të reja.
Pasuritë
“Pak kohë më parë, misioni i EURALIUS në Shqipëri kërkoi hetim të pasurive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe të familjarëve të tyre. Idenë e hetimit të pasurisë të familjarëve e ka hedhur në komisionin e ligjeve edhe deputeti socialist Pandeli Majko”

(Konferenca e ambasadores së BE, Vlahutin)
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Mrs Vlahutin faleminderit, por ne ëndërrojmë të bëhemi gjingjonë- nga Alba Malltezi