Vlahutin: Herët të flitet për çeljen
e negociatave, presim Vettingun

Vlahutin: Herët të flitet për çeljen<br />e negociatave, presim Vettingun
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin deklaron se procesi zgjedhor i 25 qershorit në Shqipëri ka qenë më i mirë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
 
“Në zgjedhje pati disa çështje të vogla të cilat u zgjidhën dhe pas dy muajsh do të jetë gati raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR, që do të flasë për zgjedhjet dhe si kanë shkuar ato.
 
Megjithatë dua të them që ishte një gjë e mirë që të gjitha partitë politike në vend i pranuan menjëherë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.
 
Po ashtu pati disa ndërhyrje në KQZ në momentet e duhura. Ajo që dua të them është se në Shqipëri, nga një proces zgjedhor në tjetrin ka patur përmirësime
”, ka deklaruar Vlahutin.
 
Përsa i përket hapjes së negociatave me BE, Vlahutin u shpreh se është ende herët për të folur, pasi më parë duhet të shikohen rezultatet nga Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i Vettingut.
 
Ne shpresojmë që rezultatet të na çojnë në atë moment kur Këshilli të ketë mundësi të vendosë të hapë negociatat me Shqipërinë. Është shumë herët për të folur, por duhet të shohim rezultatet dhe do jemi më të qartë në fund të vitit.
 
Një nga kërkesat kryesore është fillimi i procesit të Vetingut dhe jo thjesht fillimi i tij por prodhimi i rezultateve prej tij, por në të njëjtën kohë do të shikohet edhe progresi e ecuria juaj konstante gjatë gjithë kohës.
 
Ne jemi përqendruar edhe në luftën kundër kanabisit dhe shpresojmë që një sërë rezultatesh të bëra së bashku të na çojnë në momentin kur Këshilli i BE-së të çelë negociatat me Shqipërinë por është shumë shpejt për të folur për këtë gjë
” deklaroi ambasadorja e BE.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë

Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë