Vlash Martika, ish-banori BB-së
lidhje dashurie me stomatologen

Vlash Martika, ish-banori BB-së<br />lidhje dashurie me stomatologen
Djaloshi i cili për një periudhë të gjatë u përfol për jetën e tij private pas daljes nga reality show “Big Brother” duket se ka gjetur njeriun e zemrës. Bëhet fjalë për modelin Vlash Matrika, i cili ka një të kaluar në spektaklin ''Big Brother'' dhe një eksperiencë si model brenda dhe jashtë vendit.

Sipas mësojmë se Vlash Matrika ka më shumë se dy vite që ka krijuar një lidhje dashurie me një vajzë nga Durrësi, por prej më shumë se gjashtë muaj që ata të dy bashkëjetojnë së bashku në një apartament luksoz në një lagje elite të Durrësit. Në pamundësi të mësojmë emrin e saj, duke zbuluar kështu fotot e çiftit mësojmë se bukuroshja e cila ka vjedhur zemrën e Vlashit me profesion është stomatologe dhe atë një ndër më të njohurat në qytet.

vlash martika

Udhëtimet janë pjesë e jetës së tyre, pasi çifti dëshiron gjithmonë të eksplorojë vende të reja nëpër botë dhe secilën sezonë ata zgjedhin nga një vend për të shijuar, ndërkohë që pasi Vlashi ka një të kaluar si model, moda gjithashtu futet në agjendën e tyre pasi si çift ndjekin gjithmonë sfilatat dhe eventet e modës në vend. Në fotot që kemi arritur të sigurojmë çifti shihet shumë i lumtur në krah të njëri tjetrit. Për momentin ata vetëm bashkëjetojnë por në një të ardhme të afërt nuk i dihet...

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin