TIRANE - Sot një familje e terrorizuar prej kërcënimit të shpërnguljes nga banesa dhe nxjerrjes në rrugë, ka zgjedhur të reagojë me “Kallashnikov”.
Disa familje të tjera më parë, u munduan të reagonin në mënyrë më të butë e më të qytetëruar me një kundërshtim mediatik dhe një grevë urie. Ca ditë më vonë një grua u pa duke gjuajtur me çfarë i zinte dora me gurë a me tjegulla.
Befas m’u kujtua Pirro i madh! Pirro i Epirit. Pirro që edhe pse me fitoret si të tij, pra, si të Pirros, prapëseprapë fitore epokale mund të quhen, edhe pse strateg i madh e burrë shteti, në fund të fundit kaloi në botën tjetër, jo fort me nder e lavdi prej një tjegulle. Prej një tjegulle të një gruaje, të një nëne, si kjo që pamë e po shohim edhe në Tiranë apo në vende të tjera të Shqipërisë.
Drejtësia e të fortit nuk është drejtësi! Drejtësia e të fortit që poshtëron të dobëtit apo të pambrojturit, është Padrejtësi! Ata që janë atje në majë si Pirro i madh, që nuk kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar, e kanë krejt kollaj në këtë moment. Duke ua zënë sytë projektet makro, çështjet makro dhe strategjitë makro, pak ose aspak, kanë kohë për shqetësimet mikro sipas tyre, por më shumë se makro dhe të jashtëzakonshme për këto familje që po pësojnë padrejtësinë më të madhe ndaj ekzistencës së tyre, shpërnguljen nga banesa.
Si thatë???? Kjo është çështje e shtetit ligjor? Shtetit të drejtë? Apo shtetit ligjor? Supozojmë se shteti ligjor ka funksionuar ndershmërisht, korrektësisht dhe ligjërisht, në perfeksion dhe precizion. Kjo është shumë e pamundur në këtë sistem drejtësie të deritanishme, me më shumë padrejtësi sesa drejtësi. Por e supozojmë se gjithçka që nga fillimi e deri në fund ka funksionuar perfekt.
Po shteti ynë ku e ka palcën kurrizore të tij, drejtësinë sociale pra? Apo është shtet invalid në karrocë apo në barrelë dhe nuk mund ta ngarkojmë me përgjegjësinë e të qenurit shtet i drejtë? Shtet i cili bazohet në ligje dhe themelisht në respektin për të drejtat kushtetuese të shtetasve të vet, të drejta kushtetuese në të cilat futet edhe e drejta për jetën, e drejta për të jetuar në një banesë, për të pasur një punë, për t’u ushqyer, etj.
Çfarë garancish po na jep shteti i fortë i cili interesohet maksimalisht "për ta pasur dhe për ta mbajtur" mirë me përmbaruesit që u mbarojnë punë të fortëve, duke krijuar imazhin dhe perceptimin e një shteti të fortë që po ndërton kapitalizmin e egër perëndimor, tipik të para 100 viteve, kapitalizëm i cili nuk do t'ia dijë për të dobëtit dhe për të pambrojturit, por i shërben vetëm të fortit dhe atyre që janë pjesë e tarafeve dhe klaneve me rrënjë që shkojnë deri në atë vend që të gjithë e dinë tashmë.
Drejtësia Sociale? Është një vlerë e zhvlerësuar tashmë nga Shteti ynë i "fortë". Është evidente tashmë mungesa e ndjeshmërisë për të krijuar institucione dhe zgjidhje parandaluese dhe amortizuese të vendimeve të gjykatave mbi pronësinë, si dhe veprimeve të përmbaruesve që lënë shumë hapësirë për të dyshuar mbi ligjshmërinë, drejtësinë dhe vërtetësinë e tyre.
Kërkojmë me vendosmëri prej shtetarëve të çdo lloj niveli në Shqipëri, të qasen drejt shtetit të drejtë dhe me një ndjeshmëri të përditshme sociale, në mënyrë që të krijojnë zgjidhje për çdo familje që po përjeton padrejtësi edhe prej proceseve të sitemit të Drejtësisë. Padrejtësi është edhe kur një familje hidhet në rrugë, qoftë edhe prej një vendimi të drejtë të gjykatës. Kësaj familjeje duhet t’i garantohet banesa prej shtetit. Shteti le ta zgjidhë me ndjeshmëri e drejtësi sociale, me kompensim a me ndonjë mënyrë tjetër që respekton shtetin ligjor si dhe shtetin e drejtë.
Jo, Shtetit të Fortë! Shqipëria e Re është dhe do të punojë për Shtetin e Drejtë! Për shtetin me Drejtësi Sociale! Për Shtetin që u garanton njerëzve dhe shtetasve të vet, dinjitet dhe siguri.
* Kryetar i PLSHR, kandidat për deputet, qarku Tiranë
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com