Vlera reale e arrestimeve të sotme të SPAK

Vlera reale e arrestimeve të sotme të SPAK

Arrestimet e sotme në Gjykatën e Krujës, urdhëruar nga SPAK, janë një ngjarje e re për drejtësinë shqiptare, për shkak se për herë të parë kemi një reagim kundër revanshit me të cilin elementët kriminalë të veprave të rënda penale, po vinin përpara drejtësinë shqiptare, duke u liruar një nga një dhe duke përfituar përmes procedurash të dyshimta ligjore.

Gjyqtarja e arrestuar kishte një histori të mëhershme të kësaj natyre dhe duket se ishte nën hetim për një përsëritje të saj.

Veprimi i ashpër i SPAK, vlen për t’u përshëndetur jo për të paragjykuar arrestimin në fjalë, por si dekurajim i një procesi, i cili po zbraste qelitë nga të burgosurit me dënime të rënda, duke përdorur gjyqtarët e rrezikuar nga vetingu.

Ajo që po ndodhte nga një anë me vetingun dhe nga ana tjetër me degradimin e dhënies së drejtësisë, ishte se gjyqtarët që po rrezikohen nga vetingu, kishin hyrë në garë për ta degraduar drejtësinë para se të iknin.

Duke qenë shumica e tyre të sigurtë se nuk e kalojnë shkallën e garancive që kërkon vetingu, ata po ktheheshin dita ditës në vetë-ofrues të shkatërrimit të standarteve të drejtësisë, duke u vënë në dispozicion të çështjeve të dyshimta.

Nga ana tjetër, presioni i personave të inkriminuar për ta përdorur këtë periudhë si kohë të artë të tyre, ishte rritur shumë, duke parë këtë vullnet gjykatësish.

Një goditje e tillë do të jetë një leksion i hidhur, për këdo tjetër që mendon se mund ta përdorë këtë fazë kalimtare, për ta përdorur drejtësinë si biznes privat.

Në këtë pike, veprimi i SPAK është një goditje në kohën e duhur, pasi është një leksion që kjo periudhë, deri në veting, nuk mund të përdoret për ta shkatërruar dhe më tej sistemin.

Por goditja e SPAK është edhe një mesazh i fortë për politikën, që inkurajon idenë e dështimit të reformës në drejtësi.

Gjyqtarja në fjalë është mbrojtur disa herë në KLD-në e drejtuar nga Bujar Nishani dhe Ilir Meta, edhe pse ka pas raporte kundër saj. Inspektori I lart I Drejtësisë, Artur Metani e ka çuar qysh në fillim të Dhjetorit në KLGJ, së bashku me prokurorin që ka bashkëpunuar gjyqtarja, por KLP po vononte procedurat, ndërsa KLGJ e ka ende në proces. Inkurajimi politik që iu bëhej, duke mbrojtur gjyqtarët nën akuzë, po i kthente ata pak nga pak në heronj të rezistencës kundër reformës në drejtësi”, dhe si njerëz që prisnin të shpërbleheshin politikisht për këtë gjë.

Ndëshkimi i tyre, kapja në flagrancë në pazare për drejtësinë dhe veprimi i fortë i SPAK, është shenja e parë që drejtësia është në revansh dhe kundërshtarët e reformës në drejtësi janë në mbrojtje.

Dhe ky është ndoshta lajmi më i mirë i ditës së sotme, pasi prej sot do ketë gjithnjë e më pak gjyqtarë që mund të mendojnë “të kapin, çfarë të kapin” këto kohë që kanë mbetur, se pastaj vjen Ilir Meta dhe i dekoron. As njëra, as tjetra s’ka për të ndodhur më.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 11/02/2021 22:58

    Sikur te presim fundin e ketij arrestimi, atehere do te gjykonim me drejt per vleren reale te punes se SPAK.Fillimi i procesit hetues nga gjyqesori i inkriminuar eshte lajm i mire,,,por ende larg asaj qe aspirojne e meritojne shqiptaret puntore e patriote. Ashtu si skema "Ruzhdie" ishte ajo e tjetersimit te vullnetit sovran,kudo neper Shqiperi, ne zgjedhjet parlamentare te 2009-es,,,ashtu edhe skema e gjykates se Krujes eshte e kudondodhur ne KÇK-ne kriminale, te patestuar ende nga Vetting-u. Ky proces duhet te coje me se s'ben ne konfiskimin e pasurive jo-legale dhe flakjen nga sistemi i drejtesise,pa mundesi kthimi,,,,vetem kur te shoh keto rezultate do te besoj ne lindjen dhe shendoshjen e drejtesise se drejte.

    Përgjigju
    • Moza: 12/02/2021 16:55

      Mos u merzit Lora. Puna e Meros eshte te levdoje qeverine e shaje opoziten, ne cdo kohe si dje edhe sot. Korrupsioni i vertete eshte ai politiko-partiak. Dhe buron vetem nga qeverisja e keqe.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë