Komisioni i disiplinës në FSHF ka publikuar vendimet për javën e fundit, ku Vllaznia është dënuar me gjobë 100 mijë lekë për shkak të nje banderole të tifozëve, ndërsa me të njëjtën shumë e ka pësuar edhe Flamurtari për sjelljet e gabuara të tifozëve.
Gjobë edhe për Besën e Burrelin, me këta të fundit që ndryshe nga të tjerët duhet të paguajnë 300 mijë lekë. Shkak tifozi që u përplas verbalisht me futbollistët e ekipit kundërshtar.
Për t'u veçuar edhe konvertimi i gjobës për Ilir Dajën, i cili do rikthehet të jetë në pankinë për Dinamon në derbin e fundjavës kundër Partizanit.
- KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke vendosur banderolë pa lejen e zyrtarëve të ndeshjes si dhe për përdorimin e koreve fyese, në bazë të neneve 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- FC Dinamo City, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
- KF Iliria, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masave për zbatimin e rregullave të lojës duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
- Zyrtari i KF Pogradeci, Bekim Kuli, për provokim të spektatoreve, në bazë të nenit 14/1/f, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KS Besa, për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.
- Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.
- KF Burreli, për mosmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.
- Lojtari i KF Burreli, Igli Rrapi, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KS Kastrioti, Fabio Hasa, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe provokim të spektatoreve, në bazë të neneve 13/2/a dhe 14/1/f të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Pranimin e kërkesës së AF Elbasani për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit të zhvillimit të ndeshjeve pa praninë e spektatorëve, në përputhje me nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
- Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FC Dinamo City, Ilir Daja, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-17, Artur Aliaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Delvina, Keli Musta, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.










Komente
Komento