'Vllaznia kundërshtari ynë direkt', Shehi për derbin e Shqipërisë! Josa: Kundër Tiranës të vijojmë me fitoret

Java e tretë e Superligës nis me një ndeshje të shumëpritur si Tirana-Vllaznia, ose siç njihet ndryshe derbi i Shqipërisë. Të dy skuadrat që përballen të premten në orën 16:00 në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ vijnë nga fitoret në fundjavë.

“Kjo është klasike dhe Vllaznia është rivali historik i Tiranës se është derbi i Shqipërisë, por edhe kundërshtar momental. Një skuadër që gjithmonë kanë objektiva për të qenë në majë dhe për rrjedhojë rivalët tonë direkt,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“S’kemi patur fat në Europë dhe shpresoj ta kemi në kampionat, aty ku na ka munguar dhe goli. Një klasike luhet për ta fituar dhe Tirana është agti për këtë,"-deklaroi Alban Aleksi, futbollist i Tiranës.

Kundër Kukësit Vllaznia mori një fitore me ‘zemër në dorë’, ndërsa tani synojnë të vijojnë në këtë rrugë.

“Do jetë një skuadër në fushë që e dua të jetë shumë solide. Marrja e tre pikëve e qetëson skuadrën, ambientin, por edhe ne si trajnerë,”-tha Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

Katër sfidat e tjera të javës së tretë do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje