Vllaznia me 'look' ndryshe, shkodranët prezantojnë Drejtorin e ri Sportiv

Vllaznia me 'look' ndryshe, shkodranët prezantojnë Drejtorin e ri Sportiv

Elvis Plori

Elvis Plori do jetë Drejtori i ri Sportiv i Vllaznisë. Lajmin e kanë konfirmuar vetë shkodranët, që i besojnë trajnerit të U-21 postin e rëndësishëm në klub. Me një biletë për në fazën kualifikuese të Conference League, Vllaznia ka bërë ndryshimet e duhura për të konkurruar sa më mirë në nivelin evropian.

"Klubi i Futbollit Vllaznia ka filluar menjëherë punën organizative për një pjesmarrje sa më dinjitoze në Kupat e Evropës dhe arritjen e objektivit maksimal në sezonin e ri 2023-2024. Duke vlerësuar përpjekjet, egon, ambicjet dhe dëshirën për të krijuar një kolektiv me mentalitet fitues, pozicioni i Drejtorit Sportiv pranë Klubit të Futbollit Vllaznia i është besuar trainerit kampion të Superligës U-21, z.Elvis Plori", njoftojnë shkodranët.

Kujtojmë se Plori ka qenë ndihmëstrajner te Vllaznia, ndërsa për pak kohë ka qenë edhe teknik i ekipit të parë. Pas sigurimit të Evropës, në Shkodër nuk kanë humbur kohë dhe kanë zgjedhur Drejtorin Sportiv, vend që ishte lënë bosh pas ndryshimeve të pak javëve më parë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi i kombëtares nga EURO 2024, Rama: Ikëm me kokën lart për t’u rikthyer me eksperiencën e vyer! U përballën me fuqitë e mëdha të futbollit

Eliminimi i kombëtares nga EURO 2024, Rama: Ikëm me kokën lart për t’u rikthyer me eksperiencën e vyer! U përballën me fuqitë e mëdha të futbollit