Vllaznia/ Ndeshja e kthimit në Conference League, Thomas Brdaric: T'i japim UEFA-s një pikturë të mirë të Shqipërisë

SHKODËR - Vllaznia luan me islandezët e Valur nesër në orën 20:30 për sfidën e kthimit në turin e parë kualifikues të Conference League. Dueli i parë përfundoi 2-2, me shkodranët që u barazuan në fund, ndërsa tifozët shkodranë u bënë protagonistë dhe për ta UEFA ka nisur një hetim.

Përpara ndeshjes së rëndësishme, për mediet foli trajneri i Vllaznisë. Thomas Brdaric konfirmoi mungesat e Grudës dhe Bajramit prej dëmtimeve, ndërsa në fushë nuk do jetë as i pezulluari Ardit Deliu.

“Jemi të përgatitur për të luftuar, ka për të qenë një ndeshje e fortë nesër. Ndeshja është gjysmë e përfunduar dhe të gjithë do të bëjnë maksimumin. Gruda nuk do të jetë gati për lojë, as edhe Bajrami ka pasur një dëmtim në pulpë. Por kemi shumë lojtarë dhe janë të motivuar dhe me zor po presin që të nisë ndeshja.

Mungesa e Deliut nuk është diçka e mirë për ne, duhet të punojmë shumë që mos na ndodhin gjërat e ndeshjes së kaluar. Ne e dimë që nuk ishte e rëndësishme vetëm ndeshja e parë, Valuri është një ekip me shumë eksperiencë, nesër shpresoj të jetë një atmosferë e zjarrtë në stadiumin tonë.

Shanset? Nesër ndeshja është 50 me 50, duam t'i përballojmë në nivelin maksimal. Duhet të na shpërblehet puna e bërë, nuk e kuptoj pse UEFA na lejoi të luanim në ato kushte në Islandë, por tani ne luajmë në shtëpinë tonë. Unë ndjehem shumë mirë këtu, me jetën.

Duhet të jemi të kujdesshëm në fushë dhe jashtë saj, tifozët duhet të na mbështesin dhe të kemi gjithçka në kontroll. Duhet të japim një pikturë të mirë për Shqipërinë tek UEFA”, deklaroi Brdariç.

Më herët ndeshja ishte programuar të luhej në 18:30, por për shkak të temperaturave të larta UEFA pranoi kërkesën e Valur dhe sfida e së enjtes merr jetë në 20:30 në "Loro Boriçi".

S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë