Gjatë ndjekjes nga efektivët e policisë Eraldo Danaj banues në fshatin Llakatund të Vlorës ka braktisur makinën dhe është larguar në një prej rrugicave pranë monumentit të Pavarësisë.
30-vjeçari ka përfituar nga errësira dhe është larguar në drejtim të paditur ndërsa policia ka sekuestruar automjetin "Audi-A3" me targë: AA321GF në pronësi të Eraldo Danaj
Lënda narkotike në formë gjetheje dhe boçe ishte paketuar në qese të zeza.
Policia po punon për arrestimin e autorit i cili akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 dhe 284/2 të Kodit Penal.
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)