Prej 10 ditësh Cez shpërndarje dhe shoqëria private Beis.shk nuk marrin përsipër riparimin e transformatorit të djegur në lagjen 10 korriku në Vlorë, ku kanë mbetur në errësirë 96 familje, por shmangin përgjegjësitë.

Cez deklaroi dje se nuk mund të ndërhyjë pasi transformatori ndodhet në pronësi të një shoqërie private me administrator Besnik Camerin, por nga ana tjetër banorët thonë se sipas pronarit të pallatit, kabina i ka kaluar tashmë Cez. 

Sipas banorëve, Cez dhe shoqëria private po ia hedhin fajin njëri tjetrit, ndërkohë që nuk po merret asnjë masë për riparimin e transformatorit.

“Kemi prej 10 ditësh që nuk na janë rregulluar dritat. Nuk ka ardhur asnjë njeri për tu interesuar. Kemi biznes dhe po na prishen gjërat. Cez nuk mban përgjegjësi por ccfarë faji kanë banorët.” 

Jo vetëm që pronari i lokalit nuk ka marrë masa për riparimin e transformatorit, por u ka kërkuar lekë banorëve për ta rregulluar atë.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)