Efektivët e policisë së Vlorës kanë bërë të mundur arrestimin e një 27- vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.

Shtetasi Marjus Barjami ishte akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për kultivim të bimëve narkotike.

Në maj të vitit të kaluar uniformat blu kryen një operacion që bëri të mundur asgjesimin e bimëve të lëndëve narkotike të kultivuara në fshatrat Treblove dhe Vezhganisht.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe armë zjarri,si dhe u arrestuan 6 persona,ndërsa 27-vjecari u shpall në kërkim.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com