VLORE - Produkti i mishit vijon të tregtohet jashtë kushteve higjenosanitare dhe në subjekte të palicensuara në rrethin e Vlorës. Ky konstatim është bërë nga drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Vlorë, i cili ka ngritur sërish një task forcë për kontrolle intensive të tregtimit të mishit.
Nga ky aksion janë evidentuar parregullsi, ndaj task-forca ka sekuestruar mishin e pakontrolluar, pajiste e subjekteve, si dhe u ka bërë apel që të pajisen me licencë, në të kundërt do të paditen penalisht.
Kreu i AKU-së u ka bërë thirrje edhe konsumatorëve që të jenë më selektiv në blerjen e mishit, pasi në subjektet ambulatore produkti nuk është i kontrolluar dhe përbën rrezik për shëndetin.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com