VLORE - Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” shtetasin: Daniel B. Çulanaj, 25 vjeç banues në Vlorë.
 
Arrestimi i tij është kryer pasi ky person ka ushtruar dhune ndaj shtetases: A.S., 15 vjeç banuese në Vlorë, e më pas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Autori është larguar nga banesa e 15 vjeçares por shërbimet e policisë së Vlorës pasi bënë të mundur identifikimin e tij, ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur kapjen e këtij shtetasi.
 
Materialet për këtë çështje i kanë kaluar organit të Prokurorisë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)