Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një i moshuar ka plagosur veten me thikë në orët e para të mëngjesit.
Ngjarja mendohet se është një tentativë për vetëvrasje. Të paktën kështu është shprehur policia e qytetit të Vlorës.
Nga informacionet zyrtare bëhet me dije se mëngjesin e sotëm rreth orës 03:30, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur me thikë 68-vjeçari me inicialet Ç.F, banues në Vlorë.
Nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshohet se ky person ka qëlluar veten me thikë në ambientet e banesës së tij në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.
Ndërkohë sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se ky person e ka kryer aktin në depresion e sipër pasi vuan prej kohësh nga skleroza.
Personi i dëmtuar ndodhet në ambientet e spitalit, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com