VLORË-Një 63-vjeçar i shpallur në kërkim prej prillit të këtij viti pasi ktheu garazhin e pallatit në laborator për kanabisin është arrestuar nga Policia e Vlorës.
  
Astrit Miftari, banues në Vlorë kishte përshtatur një ambient për kultivimin e bimëve narkotike në garazhin e apartamentit.
 
Ngjarja 
Më datë 29.04.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në lagjen "1 Maji", shërbimet kanë konstatuar në garazhin e këtij objekti një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike, një mjet lundrues "Gomone", si dhe sasi bimore narkotike, bazë materiale të ndryshme etj.
 
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.171 datë 28.05.2017, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg".

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com