Vlorë,mallra kontrabandë,fshehje të
ardhurash,procedohen dy persona

Dy persona po ndiqen penalisht në Vlorë, pasi akuzohen se kanë fshehur të ardhurat e mallrave që janë futur kontrabandë.

Policia ka nisur ndjekjen penale për 56-vjecaren me inicialet K.V dhe 52-vjecarin A.M me profesion Ekonomist.

"Policia e Vlorës ka filluar proçedimin penal në ngarkim të tyre pasi më datë 10.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin tregtar në pronësi të  56 vjecares në lagjen ''24 Maji'', u gjetën një sasi mallrash (veshmbathje) për të cilat  56-vjecarja  nuk dispononte faturë tatimore të blerjes së tyre.
 
Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetësia me inicialet K.V, i paguante me para kesh në dorë shumën prej 5000 lekë të rinj në muaj ekonomistit me inicialet  A.M me qëllim që ky i fundit të mbyllte veprimet e tjera në organet tatimore,
" thuhet në njoftimin për mediat.
 
Kjo lloj pagese është kryer për rreth 4 vite me radhe në mënyrë ilegale, pa lidhur asnjë kontratë të ligjshme për kryerjen e pagesave.
 
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale ''Fshehja e të ardhurave'' dhe ''Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë'', parashikuar nga nenet 180 dhe 178 të Kodit Penal.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Jam krenare

Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Jam krenare