VLORE- Mëngjesin e sotëm në Vlorë janë identifikuar dhe asgjësuar 345 rrënjë bimë narkotike Kanabsi Sativa. Lënda narkotike me lartësi deri në 1.2 metër është gjetur e kultivuar në 4 parcela në fshatin Penkovë në afërsi të një përroi.
 
Nga verifikimet e kryera toka ku është gjetur bima narkotike është tokë publike.
 
Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)