VLORE- Një borxh i papaguar është shkaku i djegies së makinës së biznesmenit Altin Sulo, pak ditë më parë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Policia e qytetit bregdetar arrestoi sot 3 të rinjtë që akuzohen se i kanë vënë zjarrin makinës.
Ndërkohë burime nga hetimet bëjnë të ditur se shkak i zjarrvëniës mund të jetë një borxh që mendohet se biznesmeni u kishte të rinjve.
Autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 17 mars 2014 në lagjen "Pavarësia" janë Leo Muharremaj, 35 vjeç, Erlind Xhemali, 24 vjeç dhe Besmir Hameti, 21 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë djegur me lëndë djegëse automjetin tip "Mercedes-Benz" me targa CY490CE në pronësi të shtetasit Altin Sulo, i cili ia kishte dhënë në përdorim shtetasit A. P.
Flakët i janë vënë makinës “Mercedez Benz” tip ML, dhe më pas ato kanë përfshirë dhe makinën tjetër ngjitur, Benz tip “E-Class”. Të dyja makinat ishin parkuar poshtë pallateve në këtë zonë. Policia hetoi pistën e një zjarrvënieje të qëllimshme të makinës tip ML, ndërsa pas arrestimit të 3 autorëve pritet të merret edhe dëshmia e tyre, përmes së cilës do të zbardhen edhe shkaqet e ngjarjes. Deri më tani është mësuar se biznesmeni u kishte borxh një sasi të konsiderueshme lekësh 3 autorëve të ngjarjes, ndërsa edhe pas përpjekjeve të shumta për t’ua shlyer, kjo çështje kishte mbetur e hapur.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com